VIDEO LAJM/ Delijorgji sulmon mediat: Dilni jashtë, kjo tokë nuk është e romëve
Amnesty International reagoi sërish për çështjen e romëve, e treta deklaratë brenda pak ditëve.
Por edhe pse Policia e Shtetit është zotuar për të mbrojtur romët që po dëbohen nga banesat e tyre tek Rruga e Kavajës, askush nuk po kujdeset për ta.
Ndërkohë në skenë ka dalë Mihal Delijorgji, i akuzuari kryesor për tragjedinë e Gërdecit.
Aktivistja e të drejtave të njeriut, Elsa Ballauri, denoncoi dy ditë më parë se Delijorgji qëndron pas ndërtimeve mbi truallin ku janë vendosur romët.
Ndërsa sot vetë Delijorgji ka sulmuar kamerat e A1Report, që po e filmonin atë brenda zonës së rrethuar.
Kjo nuk është e romëve, dilni jashtë! u tha ai gazetarëve.
Kur ata e pyetën: Si nuk është e romëve, përgjigja e tij ishte: Është pronë private zonjë; ose dil ose lajmëroj policinë. Nuk ke të drejtë të shkelësh këtu, vazhdo jashtë!/ep