E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Makina përplas këmbësorët në New York, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi një makinë doli nga kontrolli dhe u përplas me këmbësorët në zonën e Manhattanit, në New York City.

Sipas raportimeve paraprake, shoferi i automjetit dyshohet se humbi kontrollin gjatë lëvizjes në një kryqëzim të qytetit.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të publikuara nga New York Post, tregojnë automjetin duke kaluar me shpejtësi në kryqëzim, përpara se të përplasej fillimisht me një furgon të parkuar pranë një berberhaneje dhe më pas me një grup personash që ndodheshin ulur jashtë lokalit.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa të plagosurit u transportuan në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe nëse shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo faktorëve të tjerë.

BREAKING: 3 Critical After Vehicle Crashes Onto Manhattan Sidewalk, Strikes Group Outside Bar

Three people were critically injured after a driver crashed onto a sidewalk on Amsterdam Avenue Thursday evening, striking a group gathered outside a bar on the Upper West Side.… pic.twitter.com/3hEozzifE9

— Oliya Scootercaster 🛴 (@ScooterCasterNY) May 15, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›