E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Mallakastër, zjarr me intensitet të lartë në zonën pyjore të Drenies

Zjarri që ka përfshirë zonën pyjore të Drenies vijon të mbetet me intensitet të lartë.

Reparti zjarrfikës i Patosit është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa forcat e angazhuara në terren, së bashku me helikopterët, kanë përqendruar ndërhyrjen në zonat e Ngraçanit dhe Rribanit, ku po punohet për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Operacioni po zhvillohet në koordinim me strukturat përgjegjëse, ndërsa situata vijon të ndiqet nga afër./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›