E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Manuel Neuer merr kartonin e parë të kuq në karrierë pas 893 ndeshjesh

Manuel Neuer sapo mori kartonin e parë të kuq në karrierë, në moshën 38 vjeçare pas 893 ndeshje të luajtura si profesionist.

Portieri i Bayern Munich doli nga porta dhe përplasi me trup Frimpong i cili ishte nisur i vetëm dhe me fushën e hapur.

Manuel “inteligent” Neuer pic.twitter.com/HA2UbiNWYB

— MatiMgK (@MatiMgK) December 3, 2024


Në minutën e 17-të, në mënyrë të pashpjegueshme hyri ne dyluftim me Jeremie Frimpong të Bayer Leverkusenit ndeshje e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.

Me te kuqin e Neuer, Kompany aktivizoi Daniel Peretz, Leroy Sané shkoi në pankinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›