VIDEO/ Melania pritet në kongres me duartrokitje dhe një fjalim admirimi nga Trump

Presidenti Donald Trump iu drejtua një sesioni të përbashkët të Kongresit të martën mbrëma, gjashtë javë pas kthimit të tij historik në Shtëpinë e Bardhë.
Melania Trump iu bë një pritje emocionuese nga të pranishmit në fjalimin e bashkëshortit të saj. Zonja e Parë e SHBA-së zgjodhi një kostum gri Dior në një nga daljet e saj të rralla publike që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump, në fakt, nuk e humbi rastin të lavdërojë gruan e tij për mbështetjen e saj ndaj projektligjit të quajtur “Take It Down” që e bën krim publikimin e materialeve pornografike të falsifikuara dhe jo konsensuale, duke kërkuar që platformat të heqin një përmbajtje të tillë.
Pres. Trump praised first lady Melania Trump’s work supporting the “Take It Down” Act, which is intended to criminalize the publication of deepfake and non-consensual pornography and require platforms to remove such content. https://t.co/XDLWXWC8pj pic.twitter.com/PRnQ5yRNQl
— ABC News (@ABC) March 5, 2025
Vihet re se të gjithë fëmijët e Trump ishin të pranishëm në fjalimin e tij në Kongres , përveç djalit të tij më të vogël, Barron.
/vizionplus.tv