E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Merr flakë banesa në Shëngjin, në rrezik edhe kisha në qendër të qytetit

Flakët në Shëngjin kanë përparuar dhe kanë djegur edhe një banesë.

Siç duket në videon e siguruar nga Vizion Plus, kati i fundit i banesës është përfshirë nga flakët.

Zjarri tashmë rrezikon edhe kishën në qendër të qytetit.

Situata mbetet problematike edhe pse tashmë ka mbërritur një avion Canadair dhe ndërhyrja vijon edhe nga toka e janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse.

Ndërkohë, është urdhëruar evakuimi i banorëve dhe turistëve në disa zona pasi rrezikoheshin nga flakët. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›