E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Merr flakë makina në hyrje të tunelit të Llogarasë, shkrumbohet plotësisht

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti është shkrumbuar plotësisht.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›