E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Meta gjen freski në Prevallë! Pas lumenjve, del “papritur” nga përroi dhe…

Në këtë ditë të nxehtë ku temperaturat në vendin tonë prekin 40 gradë celsius, Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka gjetur zgjidhjen për t’u freskuar.

Ai ndodhet në Prevallë të Kosovës, ku në rrjetet sociale ka postuar disa video nga natyra, sikundër ka bërë kohët e fundit.

Ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen e ndjekësve të tij, është kjo video, ku Meta shihet i zhytur në ujin e freskët të një përroi, dhe del papritur duke përshëndetur me dorë.

Më herët Metën e kemi parë të hidhet nëpër dete e lumenj, e tashmë ka nisur të frekuentojë edhe natyrën e Kosovës.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›