E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Mjeti ra në humnerë dhe shpërtheu në flakë, humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar ka humbur jetën pas aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Skërficës.

51-vjeçari A. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento.

Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›