E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

Një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja katastrofike është shmangur gjatë mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit.

Në kilometrin e 34-t të kësaj autostrade, një trailer autobot i mbushur me karburant është përfshirë nga flakët, duke krijuar një situatë kritike dhe rrezik të lartë shpërthimi.

Ndërhyrja e menjëhershme dhe profesionale e forcave të shumta zjarrfikëse të Mirditës bëri të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në kohë rekord.

Falë efektivitetit të tyre, u parandalua përhapja e flakëve në të gjithë sasinë e madhe të karburantit që transportohej, çka do të sillte pasoja të rënda për sigurinë dhe infrastrukturën e rrugës.

Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në mjetin e transportit të lëndëve djegëse, ndërkohë që qarkullimi në këtë aks ka vijuar nën monitorimin e forcave të rendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›