E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Momente terrori në aeroport, dy avionë rrezikojnë përplasjen në pistë

Një moment terrori ka ndodhur në aeroportin e Mumbait në Indi, me dy avionë që rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin në pistë.

Aeroplani i “Air India” u ngrit në ajër vetëm pak sekonda pas uljes së “IndiGo” në pistë, me të dy avionët që ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Pas shqyrtimit të skenës së tmerrshme, mbikëqyrësi i aviacionit të vendit konfirmoi se një hetim ishte nisur për këtë ngjarje.Nga ana tjetër, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil deklaruan se kanë pezulluar kontrolluesin e trafikut ajror i cili ishte në detyrë në atë moment.

Very scary safety breach at Mumbai Airport yesterday. IndiGo flight lands a short distance behind an AirIndia flight on its take-off roll. Inquiry ordered. The ATC staff have been de-rostered. IndiGo says it was cleared to land. (Via @nikhil_lakhwani) pic.twitter.com/MSmBvasRVp

— Shiv Aroor (@ShivAroor) June 9, 2024

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›