E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Momenti i sikletshëm i Justin Timberlake gjatë koncertit po bën xhiron e rrjetit

Një gjë e papritur i ka ndodhur Justin Timberlake gjatë koncertit të tij javën e kaluar në Nashville, duke lënë të habitur fansat që shkuan për ta parë.

Artisti 43-vjeçar, fitues me shumë çmime, u shfaq në skenë në Bridgestone Arena në Tenesi, si pjesë e turneut të tij botëror ‘ Forget Tomorrow ‘.

Por teksa performonte një pjesë të tij, e cila kërkonte përdorimin e rripave në koreografi, një pjesë e trupit të tij u ekspozua më shumë se sa ishte planifikuar. Incidenti me Justin Timberlake u bë viral.

Një pjesëmarrës i koncertit ndau një video të momentit të tij fatkeq në TikTok, duke shkaktuar një reagim të ashpër.

Në video, Timberlake mund të shihet duke tërhequr këmishën e tij poshtë në një përpjekje për të menaxhuar incidentin e vështirë./vizionplus.tv

@jettymay Justin Timberlake in concert #justintimberlake ♬ original sound – JettyMay

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›