E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Momenti kur Hamza Muskurti futet në biznes dhe vret vëllanë me bashkëshorten

Vizon Plus ka siguruar pamjet nga momenti kur Hamza (Arsen) Muskurti ka vrarë me armë zjari vëllanë e tij, Dritan dhe kunaten Nora Muskurti.

Në pamjet duket autori i dyfishtë që futet qetësisht në biznesin e bashkëshortëve.

Qëndron brenda ambjenteve të biznesit pak sekonda dhe del prej aty duke i lënë të dy të vdekur në vend.

Vrasësi u vendos në prangat e policisë pak orë pas vrasjes ndërsa kishte planifikuar të arratisej drejt Dibrës.

Konflikti midis dy vëllezërve nga nëna kishte nisur prej kohësh për shkak të problemeve me pronat e bizneset që posedonin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›