E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Momenti kur Izraeli vret shefin e Hamas-it nga ajri

Ky është momenti kur një goditje ajrore izraelite vret një nga drejtuesit më të lartë të Hamas-it, Ahmed al- Jabari.

Video e sulmit mbi makinën e Jabari-t është postuar online nga vetë Forca Mbrojtëse Izraelite, që ofron informacione të përditësuara për operacionin e Izraelit mbi bazat e militantëve izraelitë.

Jabari akuzohet nga Izraeli si autor i një serie krimesh të përgjakshme, përfshi rrëmbimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit.

46 vjeçari ishte prej kohësh në listën e më të kërkuarve nga Izraeli.

Menjëherë pas vrasjes së tij tensioni në Rripin e Gazës u rrit ndjeshëm.

Militantët islamikë kanë bërë thirrje për hakmarrje, ndërkohë që Izraeli thotë se janë qindra raketa që vijnë nga Rripi i Gazës në territorin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›