E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Momenti kur sulmet izraelite shkatërrojnë ndërtesën 22-katëshe në Bejrut, dyshohet se përdorej nga Hezbollah

Një ndërtesë shumëkatëshe në qendër të Bejrutit është shënjestruar nga granatimet izraelite në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas raportimeve, ndërtesa 22-katëshe në zonën e Basrës u shemb plotësisht pas sulmit, ndërsa pamjet tregojnë momentin e rrëzimit të saj.

Sipas mediave të huaja forcat e armatosura izraelite kishin paralajmëruar banorët e zonës të evakuoheshin rreth një orë para goditjes.

Sipas të njëjtave informacione, kjo është hera e katërt që ndërtesa në fjalë bëhet objekt i bombardimeve izraelite. Tre sulmet e mëparshme janë kryer më 12 mars, pasi Izraeli dyshonte se Hezbollahu po e përdorte atë për të ruajtur para me qëllim financimin e luftës.

Ndërtesa e shembur ndodhej pranë zyrës së kryeministrit libanez dhe institucioneve të tjera qeveritare.

🚨🇱🇧 Footage captures the exact moment an Israeli airstrike reportedly slammed into a multi-story building in Beirut’s Bashura neighborhood.pic.twitter.com/tNnbvEYjtg https://t.co/uTG0Uyp2Yb

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) March 18, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›