E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Ndodh në Bulqizë, 28-vjeçari furnizon automjetin me naftë dhe largohet me shpejtësi nga karburanti

Furnizoi me naftë automjetin dhe nuk kreu pagesën por u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, identifikohet, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë.

Sipas informacioneve të policisë 28-vjeçari rezulton i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, si dhe një kapuç në formë maske.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›