E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Në pritje të rinisjes së gjyqit, Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO

Monika Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e GJKKO, teksa në orën 13:30, pritet të rinisë seanca gjyqësore ndaj saj dhe Ilir Metës.

Seanca fillimisht u zhvillua në orën 09:30, por Meta pati përlasje të ashpër me prokurorët. Ai ka përdorur në sallën e gjyqit, pasi është gjendur përballë kreut të SPAK, Altin Dumani.

“O Dumduman, do të kap për veshi! O dum duman o këlysh i Sorrosit” mësohet t’i jetë drejtuar Meta, Dumanit në sallën e gjyqit në GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Tre prokurorë, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, firmosën arrestimin e kreut të PL, i cili u ekzekutua mesditën e kësaj të hëne, 21 tetor./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›