E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, pas 9 orësh pritje, emigrantët e anijes “Libra” mbërrijnë në Gjadër

Emigrantët e ardhur ditën e sotme nga Italia, kanë mbërritur në kampin në Gjadër.

8 emigrantë zbritën sot rreth orës 09:00 të në Shëngjin. Ata ishin grupi i dytë, i ardhur nga Italia në vendin tonë.

A2 CNN ka mësuar se emigrantët janë Egjipti dhe Bangladeshi të cilët janë kapur në ujërat italiane. Kjo është hera e dytë që anija patrulluese e marinës italiane “Libra” ka marrë rrugën drejt Shqipërisë, për të zbarkuar këtë herë në portin e Shëngjinit. Emigrantët në fjalë janë kapur disa ditë më parë në jug të Lampedusës.

Anija e marinës mbërriti mëngjesin e sotëm në brigjet shqiptare dhe emigrantët pas ekzaminimeve në Shëngjin do të dërgoheshin në kampin e Gjadrit.

Pas vendimit të Gjykatës së Romës për ndalimin e dërgimit të emigrantëve në Shqipëri dhe kthimin e tyre në Itali, Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar një dekret ligjor për këtë çështje.

Masa synon të kapërcejë ngërçin e krijuar nga vendimi i gjyqtarëve për të mos vleftësuar mbajtjen e disa azilkërkuesve në qendrën e pritjes së Gjadrit për shkak se vijnë nga vende të pasigurta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›