E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

Zbardhen detaje të reja nga dinamika e aksidentit tragjik në Greqi, ku humbën jetën dy anëtarë të një familjeje shqiptare, nënë dhe bir, që po shkonin për në punë.

Aksidenti i trafikut ndodhi mëngjesin e së premtes (7 gusht), në rrugën provinciale Amfipolis – Drama, pranë Paleokomit në Bashkinë e Amfipolis, në Serres, me pasojë vdekjen e një nëne 43-vjeçare dhe djalit të saj 21-vjeçar.

Sipas informacioneve të deritanishme, një makinë është përplasur ballë për ballë me një kamion, në rrethana që mbeten nën hetim nga autoritetet kompetente.

Sipas Policisë Rrugore, kamioni kishte një kamera, e cila filmoi përplasjen e dhunshme.

Dy personat që ndodheshin në makinë, një grua 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, humbën jetën për shkak të ashpërsisë së përplasjes. Sipas informacioneve, 21-vjeçari po drejtonte makinën, ndërsa nëna e tij ishte në sediljen e pasagjerit.

Nëna dhe djali, me origjinë nga Shqipëria, ishin banorë të përhershëm të Paleokomit dhe punonin në një kompani të madhe blerjeje dhe menaxhimi pasurish të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit (Tuzla).

Ata ishin duke shkuar në punë në momentin e aksidentit.

Përplasja ishte veçanërisht e dhunshme, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy personave që ndodheshin në makinë.

Shoferi i kamionit u plagos lehtë dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës, ku sipas informacioneve fillestare jeta e tij është jashtë rrezikut. Në fakt, sipas Policisë Rrugore, kamioni kishte një kamera, e cila regjistroi përplasjen e dhunshme.

Forcat e Policisë Greke, dy automjete të Zjarrfikësve, si dhe ekipet e EKAB u mobilizuan menjëherë në vendngjarje, informon “Protothema” (VIDEO e përplasjes këtu).

Aksidenti shkaktoi probleme të përkohshme në trafik në këtë pjesë specifike të rrugës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›