E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Një gjarpër deti në rrjetat e peshkatarëve në Radhimë: Hera e parë që shohim një specie të tillë

Një specie e rrallë, gjarpër deti me gjatësi 2.5 m ka rënë në rrjetat e peshkatarëve te Radhimës.

Lloji i gjarprit “Ophisurus serpens” është kapur nga peshkatarët në zonën e Pasha Limanit,  në 50 m thellësi dhe janë specialistët që do vlerësojnë këtë gjarpër dhe rrezikshmërinë e tij.

Sherif Dyrmishi një peshkatar që e njeh zonën e gjirit të Vlorës, shprehet se për të është e para herë që bie në rrjeta një specie e tillë.

Sipas Dyrmishit ky gjarpër nuk mendohet të jetë i rrezikshëm, ai jeton në thellësi në guva nënujore.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›