E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Një i dehur bën lëmsh gjithë avionin

Një situatë Kaosi shpërtheu në një fluturim të Ryanair nga Madridi në Ibiza për shkak të një pasagjeri të dehur.

Fluturimi i datës 12 shkurt u vonua për dy orë pasi pasagjeri refuzoi t’u bindej udhëzimeve të ekuipazhit.

Videoja e filmuar në aeroplan tregon burrin me sa duket të dehur duke u bërtitur pasagjerëve të tjerë.

Anëtarët e ekuipazhit u përpoqën më kot ta qetësonin pasagjerin i cili po godiste pjesë të kabinës.

“Ne po hipnim në avion dhe e pamë tashmë të riun duke bërë skena, duke folur me zë të lartë në telefon, duke bërtitur dhe të gjithë po e shikonin. Ai vazhdoi të përdorte telefonin e tij dhe pastaj ata e qortuan. Avioni duhej të ndalonte, asistentë të fluturimit iu afruan, ai hoqi rripin e sigurimit, derisa një pasagjer tjetër i tha mjaft më. Ishte kaotike”, tha një pasagjer për “Daily Mail”.

Tensioni ishte aq i madh sa policia spanjolle u thirr për ta larguar burrin nga avioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›