E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Një i vd*kur dhe pesë të plagosur, pamje nga aksidenti tragjik në Korçë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç shihet edhe në video si pasojë e përplasjes të dyja mjetet janë shkatërruar plotësisht, ndërsa njëra prej tyre ka dalë nga rruga.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Ndërkohë ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe i dy të plagosurve.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›