E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Një viktimë dhe një i plagosur në gjendje të rëndë, pamje nga aksidenti në superstradën Lezhë-Laç

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Treshit. Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Siç shihet edhe nga pamjet makinat kanë përfunduar në anë të rrugës, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. I plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›