E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Njësitë Speciale vendosen pranë zyrave të EULEX në Fushë-Kosovë, qytetarët mbërrijnë në seli: O Hashim ti ku je, krejt Kosovën ktu e kte

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë zyrave të EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Vendosja e forcave policore vjen në kohën kur një numër qytetarësh janë mbledhur pranë zyrave të EULEX-it për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Dhomat e Specializuara kanë dënuar Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Prania e shtuar policore është pjesë e masave të sigurisë në zonën pranë zyrave të EULEX-it, ku janë mbledhur qytetarë pas shpalljes së aktgjykimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›