E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ “Nxehet” situata në Ferma VIP, Alba dhe Limi ‘shijojnë’ vaskën

Alba si kryefermere dhe Limi si i përzgjedhuri i saj po shijojnë benefitet e të qëndruarit tek “Njëshi”.

Shumë momente romantike kanë ndodhur mes dyshes, ku nënkupton se marrëdhënia Alba-Limi po shkon gjithnjë e më shumë përtej miqësisë.

Pas netëve të kaluara në të njëjtin krevat, dushit së bashku, nuk mund të mungonte as shijimi i vaskës, duke sjellë një ndër momentet intime dhe të komentueshme të edicionit deri më tani.

Mes dy fermerëve nuk kanë munguar as bisedat, teksa u ndalën tek tradhtia. Alba u shpreh se nuk do e toleronte që partneri i saj t’a tradhtonte me dikë tjetër.

Ndërkohë, Limi nuk ndante të njëjtin mendim me fermeren.

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 Pjesë nga biseda:

Alba: Pse të lind nevoja të shohësh të tjera, këtë se kuptoj?

Limi: Po s’të lind tani, të lind pas 5 vitesh, 7 vitesh, 10 vitesh. Që të keni një marrëdhënie të shëndetëshme, për mendimin tim s’ka ndonjë gjë.

Alba: Për mua ka shumë lidhje. Vetëm kur mendoj që ka shkuar tek tjetra, dhe ajo është duke shijuar partnerin tim…

Mos humbisni asnjë moment të “Ferma Vip 2” në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring si dhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›