E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Opozita, protestë para Bashkisë, momenti kur deputeti Bledion Nallbati godet me shqelm policin

Në protestën e 11-të, militantët e Rithemelimit u pakësuan sërish dhe vetëm një grusht i vogël njerëzish iu përgjigj thirrjes për të protestuar sot kundër Bashkisë së Tiranës.

Skenari ishte po i njëjti: Një grumbull gomash që digjet, me të vetmin ndryshim që policia i përgjigjej çdo tentative për flakë, me fikëse zjarri.

Reagimi i policëve shtoi mllefin te protestuesit dhe deputetët, të cilët u përplasën edhe fizikisht me uniformat blu, por u përballën me gazin lotsjellës. Në videon më poshtë është momenti kur deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati godet me shqelm efektivët të cilët po mbroheshin nga protestuesit e dhunshëm./m.j

preotesta Nallbati

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›