E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Pamje të frikshme në det, paralajmërimi i ardhjes së uraganit “Milton”

Florida në SHBA është në alarm prej disa ditësh, pasi tashmë është çështje orësh që të goditet nga uragani “Milton” i klasifikuar në kategorinë 5.

Ky do të jetë urgani më i fortë që godet SHBA në 100 vitet e fundit.

Autoritetet vendase kanë dhënë alarmin dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të largohen nga banesat pasi forca goditëse do të jetë mjaft e madhe.

Ndërkohë në rrjet qarkullojnë videot nga momenti kur rrufetë dhe vetëtimat duken mbi det si shenjë paralajmëruese e asaj që po vjen pas.

Kujtojmë që SHBA do të goditet nga uragani “Milton” vetëm dy javë pas stuhisë ”Helene” e cila shkaktoi mbi 220 viktima dhe shkatërroi qindra banesa. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›