E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Panik dhe dëme materiale, Gramshi goditet nga stuhia e shiut dhe e breshërit

Një stuhi e fortë shiu dhe breshëri goditi mesditën e sotme qytetin e Gramshit, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se reshjet e dendura, të shoqëruara me erëra të fuqishme, përmbysën çadra në ballkonet e lokaleve dhe banesave.

Kokrrat e breshërit, me përmasa të mëdha, mbuluan rrugët dhe oborret për disa minuta, ndërsa qytetarët u detyruan të qëndronin në ambiente të mbyllura. Autoritetet lokale dolën menjëherë në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të evidentuar dëmet e mundshme.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa ekipet e emergjencave civile vijojnë monitorimin e situatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›