E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfaqësojnë Ukrainën në Eurovizion, dy këngëtaret i dedikojnë këngë Nënë Terezës

Dy këngëtaret ukrainase të cilat do të përfaqësojnë vendin e tyre në Eurozvizion, kanë zgjedhur t’i dedikojnë një këngë dy ikonave të shenjat, Nënë Terezës dhe Marias (nënës së Jezusit).

Alyona Alyona dhe Jerry Heil kanë zgjedhur që këngën e tyre t’ia dedikojnë dy figurave tejet të rëndësishme.

Dy këngëtaret kanë treguar se kuptimi i krijimit të tyre muzikore lidhet me faktin se njerëzit e jashtëzakonshëm lindin si njerëz të zakonshëm dhe kanë mundësinë që të arrijnë lartësi të paimagjinueshme.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=51&v=GZH-6gTrXzw&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2F&source_ve_path=Mjg2NjY&feature=emb_logo

Në këngën e tyre “Teresa dhe Maria” dy këngëtaret thonë se të gjitha divat kanë lindur si qënie njerëzore.

Ukraina ka fituar 3 herë Eurovizionin duke rrëmbyer vendin e pare në vitin 2004, në vitin 2016 dhe në vitin 2022.

Kënga përfaqësuese e Ukrainës në Eurovision ka grumbulluar mbi 1,4 miliona shikime në Youtube dhe dhjetëra mijëra komentues thonë se “Teresa dhe Maria” duhet që të jetë kënga fituese e këtij viti.

Komentuesit kanë vlerësuar gjithashtu vlerësimin që I është bërë figures së Nënë Terezës dhe Marisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›