VIDEO/ Përfshihen nga flakët e zjarrit 3 banesa në Kuçovë

Kuçovë- Tre banesa janë përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të hënë në lagjen “1 Maji”, Kuçovë. Vizion Plus ka siguruar pamje teksa zjarrfikësit punojnë për shuarjen e flakëve.
Për fat të mirë zjarri u neutralizua dhe u fik pas 40 minutash që prej momentit që nisi. Si pasojë e zjarrit nuk ka pasur asnjë të lënduar, vetëm dëme të mëdha materiale në të tre banesat.
Shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. Në ndihmë të forcave të pakta zjarrëfikëse të qytetit të Kuçovës kanë shkuar 4 mjete zjarrëfikese dhe 10 efektivë nga Drejtoria e Shërbimit Zjarrëfikës Berat.
Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe vetëm rreth 40 minuta pas rënies së tij, kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe ta shuajnë atë, duke shmangur edhe përhapjen drejt banesave të tjera ngjitur./vizionplus.tv.