E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfshihen nga flakët një sasi gomash në Gështenjas të Pogradecit, ndotje e madhe mjedisi, objektet përreth në rrezik serioz

Një zjarr masiv është regjistruar pranë fshatit Gështenjas, në Pogradec, ku një sasi e madhe gomash automjetesh është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme në ajër dhe rrezik serioz për objektet përreth.

Sipas të dhënave paraprake, shumë pranë vatrës së zjarrit ndodheshin një magazinë dhe një banesë, të cilat u rrezikuan nga përhapja e flakëve. Pas njoftimit, shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur izolimin e vatrës, ndërsa puna vijon për shuarjen e plotë të zjarrit.

Në vendngjarje mbërriti edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga pakujdesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›