E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Maliq, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Një banesë është djegur mëngjesin e së mërkurës në Vloçisht të Maliqit, raporton gazetari Roland Beqiraj. Zjarrfikësja e qytetit është angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat vijojnë ende.

Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz. Një grup hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet që të ketë qenë një shkëndi elektrike.

Zjarri vijon të jetë aktiv ndërsa, aktualisht informacione bëjnë të ditur se nuk rrezikohet objekt tjetër./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›