E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një dyqan rrobash në Vorë

VORË- Një ambient biznesi është përfshirë nga flakët në zonën e Vorës. Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në një dyqan që merrej me shitjen e rrobave.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa zjarrfikëse, përfshirë edhe një nga Kamza, të cilat po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.

Shkak i zjarrit dyshohet paraprakisht të jetë bërë një furnelë elektrike, që përdoret për ngrohje./ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›