E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Përplasen dy makina në aksin Fushë Krujë-Thumanë, 3 të plagosur. Dërgohen te Trauma

Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi dy makina u përplasën me njëra-tjetrën në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së hënës në afërsi të fshatit Derven.

Të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin në automjetin tip Opel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Pritet nga grupi hetimor të zbardhen shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›