E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohe

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen.

Ai teksa u doli para, hodhi thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”.

Ndërsa persona të tjerë ndërhynë për të shmangur tensionet.

Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk merr pjesë në këtë marshim.

Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj, ndërsa ndiqen nga mbështetësit e PD, teksa hasën në pakënaqësinë e studentëve te Ministria e Arsimit, pak pasi marshuan nga Kryeministria.

“Opozita jemi ne”, thirrën studentët te Ministria e Arsimit, kurse përplasjet e tensionet nuk munguan.

“Jo deputetët”, ishte një thirrje tjetër e tyre, duke iu referuar ligjvënësve të PD.

Deputetët dhe mbështetësit e PD qëndruan në distancë, teksa akuzuan partinë e Arlind Qorit se ishin ata që po dilnin kundër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›