VIDEO/ Plagosja e 13-vjeçarit, ABC News publikon momentin kur policia ndërhyn për të shuar sherrin mes adoleshentëve

ABC News ka siguruar momentin kur ka ndodhur konflikti mes disa adoleshentëve pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar. Mësohet se i mituri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës.
Vihet re çasti kur Forcat Shqiponja kanë ndërhyrë për të ndarë adoleshentët.
Ndërkohë në konflikt dyshohet se janë përfshirë 5 adoleshentë, një në spital 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
Sakaq, raportohet se sherri mes tyre ka ndodhur pas përfundimit të një ndeshje basketbolli./abcnews.al