E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në qytetin e Kavajës. 

Biznesmeni Artur Ligeja u plagos me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas edhe është ndaluar nga policia. 

Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe I ka kërkuar këtij të fundit para. 

Ligeja ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë. 

Eri Velencia njihet dhe si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›