VIDEO/ Plagosja në Shkodër, policia blindon qytetin: Kërkohet njeriu i mistershëm me biçikletë

Policia e Shkodrës ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të Aleksandër Curajt në zonën e quajtur “dollari” në mes të qytetit. Blutë bëjnë me dije se 40-vjeçari është duke marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata raportoi më herët se Curaj është plagosur nga një person që po lëvizte me biçikletë, i cili ka qëlluar katër herë në drejtim të tij me armë zjarri, tip pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe nuk dihen ende shkaqet e saj, ndërkohë që policia bën me dije se është vënë në kërkim të autorit duke ngritur disa postblloqe në qytet.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit. /vizionplus.tv