E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Protesta me molotov, humbet ndjenjat polici i FNSH në detyrë. Cinizmi: Policë të pa ushqyer dhe..!

Një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar në Bashkinë e Tiranës.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, teksa një numër i lartë efektivësh e kanë rrethuar në momentin që ka rënë në tokë.

“Policë të pa ushqyer dhe të veshur keq humbin ndjenjat”, tha Tedi Blushi, i cili theksoi se “ne jemi në betejë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn”.

Protesta e Rithemelimit është përshkallëzuar në hedhjen e molotovëve, shashkave, fishekzjarrëve dhe tymueseve.

Policia ka blinduar vendin, teksa gjatë kohës së hedhjeve të molotovëve kanë tentuar të shmangen.

Në pamjet e siguruara  shihet se vendi është nën pushtetin e tymit dhe shpërthimeve të vazhdueshme.

Top Channel

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›