E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Putin sfidon temperaturat e ftohta -14 gradë, zhytet në ujërat e akullta

Presidenti rus Vladmir Putin, ka sfiduar temperaturat duke u zhytur në ujërat e akullta të një pishine në formë kryqi, për të festuar Epifaninë. Pamjet janë transmetuar nga televizioni shtetëror rus. 68-vjeçari shfaqet duke u zhytur në ujë tri herë, në emër të trinisë, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Ndërkaq termometri regjistronte shifrat e frikshme -14 gradë celsius. “Presidenti rus po ndjek traditën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov. Temperaturat në rajonin e Moskës kanë qenë nga -20 deri në -4 gradë ditët e fundit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›