E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Qytetari kalon para SPAK me pankartën “rroftë Amerika”, si reagojnë mbështetësit e Berishës

Një makinë me pankartën “rroftë Amerika “ ka kaluar para dyerve të SPAK, ku janë mbledhur mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Personi që drejtonte makinën ka kaluar ngadalë mes mbështetësve të Berishës, teksa bërtiste “rroftë Amerika! Rroftë Altin Dumani!”.

Ngjarja ka ndodhur teksa Berisha është brenda SPAK ku po merret në pyetje nga prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja.

Berisha është nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, teksa prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie.

Kjo masë u vendos ndaj tij pasi nuk respektoi masën e detyrimit të paraqitjes. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›