E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Rama takon Osmanin, kryeministri në Kosovë për festën e Pavarësisë

PRSHTINË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur paraditen e kësaj të hëne për një vizitë pune në Kosovë.

Ai u prit fillimisht nga presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, shefi i qeverisë shqiptare do takohet dhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Sipas agjendës, Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Kosova kremton të martën e 17 shkurtit 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›