VIDEO/ Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Lezhë, dëmtohet ura në fshatin Fishtë

Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë natës së mbrëmshme në Lezhë kanë krijuar probleme në fshatin Fishtë.
Ura në afërsi të Kishës së Fishtës është dëmtuar dhe mbetet e pakalueshme.
Shirat kanë rritur edhe nivelin e lumit Drin si pasojë e prurjeve të shumta. Uji rrethoi shumë banesa dhe në rrezik ishin shumë të tjera./abcnews.al