E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Reshjet intensive të shiut përmbytin përkohësisht lagje të Lezhës, situata drejt normalizimit

Reshjet intensive të shiut që përfshinë qytetin e Lezhës gjatë ditës së sotme shkaktuan probleme të menjëhershme në disa zona urbane. Brenda një intervali prej rreth dy orësh, sasia e madhe e ujit solli përmbytje të përkohshme në lagjet Besëlidhja dhe Skënderbeg, duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe hyrje-daljet në disa pallate.

Situata u përkeqësua edhe nga ndërhyrjet që po kryhen aktualisht në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha, ku disa segmente rezultojnë ende të hapura dhe në proces pune, duke ndikuar në mosfunksionimin e plotë të sistemit të kullimit.

Megjithatë, pas uljes së intensitetit të reshjeve, ka nisur menjëherë edhe evadimi i ujërave të grumbulluara, duke sjellë një normalizim gradual të situatës në zonat e prekura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›