E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në verilindje të vendit

Rikthehen reshjet e dëborës në verilindje të vendit. Në rrugën e Kombit u krijua një shtresë nga 5 deri në 10 centimetra, duken krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve në segmentin Fushë Dugagjin Fan.

Mjetet borëpastruese kanë punuar për të rivendosur qarkullimin. Problematika u shfaqën dhe në disa segmente të rrugëve nacionale që lidhin Kukësin me Fushë Arrëzin, Kukësin me Peshkopinë, si edhe Kukësin me Shishtavecin.  Aktualisht situata është nën kontroll.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›