E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Rrethohet fshati Orosh, RENEA pranë banesës ku ndodhen personat e armatosur

Një aksion po zhvillohet në fshatin Orosh nga RENEA dhe Policia, teksa kanë rrethuar një banesë, ku ndodhen disa persona të armatosur.

ABC News ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se efektivët e RENEA-s dhe forcat e policisë janë pozicionuar pranë banesës.

Deri më tani janë identifikuar dy persona të armatosur, Arben Uka i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori dhe 24-vjeçari Julian Çumaraku.

Sipas informacioneve paraprake, të dy personat kanë qenë më parë në Siri./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›