VIDEO-Shkëndija në sistemin motorik “shkrumbon” makinën, ngjarja në aksin Milot-Mamurras

Përfshihet nga flakët një makinë, në autostradën Milot- Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa automjeti ka qenë në lëvizje. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ndonëse zjarrfikësit e Kurbinit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, automjeti është shkrumbuar totalisht. Shkak dyshohet një shkëndije në sistemin motorik.