E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Shpërndante kokainë e kanabis, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Parku”. Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në sasi të vogla/doza, gati për shitje.

Në pranga ka rënë 23-vjeçari që i posedonte.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›