E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Shqipëria në flakë! Zjarrfikësit në terren. Stabilizohet vatra e zjarrit në Borsh dhe Lukovë

Prej disa ditësh, vendi ynë është përfshirë nga vatra zjarri të cilat kanë sjellë dëmtime të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe bimësi, por edhe evakuimin e banorëve në zonat me risk.

Së fundmi, një vatër e re zjarri është regjistruar në Borsh ku flakët janë përhapur shpejt të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Efektivë të policisë dhe Forcave të Armatosura janë mobilizuar për neutralizimin e flakëve në Borsh, ndërkohë që nuk ka munguar edhe ndërhyrja nga ajri përmes dy helikopterëve.

Aktualisht, situata nga vatrat e zjarrit në zonat e Borshit dhe Lukovës është e stabilizuar.

Forcat operacionale dhe Forcat e Armatosura vijojnë të jenë të pranishme në terren, duke monitoruar nga afër zhvillimet dhe mbajtur gatishmërinë maksimale për t’i paraprirë çdo përkeqësimi të mundshëm të situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›