E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Situatë dramatike pas çarjes së argjinaturës së lumit Bistricë, 500 krerë bagëti janë mbytur

Situatë dramatike në jug pas çarjes së argjinaturës së lumit Bistricë në Çukë.

Më shumë se 500 krerë bagëti janë mbytur, ndërsa qindra tonë misër dhe produkte të tjera bujqësore janë dëmtuar brenda magazinave.

Ndërkohë, në Konispol, fushat e Çiflikut, Shkallës, Musit, Xarrës dhe Vrinit janë nën ujë.

Shkak është dalja nga shtrati e lumit Pavëll, që ka përmbytur sipërfaqe të gjera toke dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›